Mbyllet Muaji i Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Le të hyjmë në festën e Bajramit me çdo të mirë

19 mars, nata e fundit e agjërimit shënon përmbylljen e një udhëtimi shpirtëror 30-ditor të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Pas një muaji të tërë përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi shpirtëror, kjo natë vjen si moment shumë i veçantë për çdo besimtar. Kryeministri Edi Rama ka një urim për të gjithë besimtarët. ”Le të hyjmë në festën e Bajramit me çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja”, u shpreh Rama. Pas agjërimit 30-ditor, besimtarët myslimanë festojnë nesër, 20 mars, festën e Fitër Bajramit, ndërsa falja e namazit do të nisë nga sheshi “Skënderbej” në orën 06:30.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?