Mbyllet numërimi në qarkun Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete
Këtë të hënë u mbyll procesi i numërimit të votës preferenciale në Fier, duke përmbyllur kështu numërimin për të gjithë qarkun e Fierit. Nga PS-ja shkojnë në Kuvendin e katër viteve të ardhshme 12 deputetë.
Përveç pesë deputetëve nga lista e mbyllur, janë 7 të tjerë nga lista e hapur që arritën të fitojnë mandatin.
Zegjine Çaushi që u bë e njohur për replikat e saj me Gazment Bardhin, arriti të ruante mandatin, duke fituar kështu për herë të parë statusin e ligjvënëses.
Kandidatët që fituan manditatin për deputet
Ceno Klosi-16638
Klevis Jahaj-12696
Asfloral Haxhiu-11622
Antoneta Dhima-6860
Elton Korreshi-5966
Ramion Kurti-3622
Zegjine Çaushi-4074
KOHA JONË SONDAZH

