Mbyllet procesi i votimit për President në Francë, Macron favorit ndaj Le Pen
Procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale në Francë është mbyllur në orën 20:00. Exit poll-et e para nxjerrin në avantazh presidentin aktual Emmanuel Macron. Sipas rezultatit paraprak, Macron ka marrë 28.1% të votave, i ndjekur nga rivalja e tij, Marine Le Pen me 23.3% të votave.
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme, pjesëmarrja në votime ka arritur në 65 për qind deri në orën 17:00 me orën lokale, shifër kjo më e ulët se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017 (69,42%).
Një arsye për pjesëmarrjen e ulët është fushata që nisi me vonesë, pjesërisht për shkak të pandemisë së Covid 19 dhe së fundmi për shkak të luftës në Ukrainë.
Emmanuel Macron që kërkon të bëhet presidenti i parë francez në 20 vite që rizgjidhet në këtë post. Garën më të fortë ai e ka me Marine Le Pen. Nëse një nga kandidatët merr mbi 50% të votave, nuk do të ketë raund të dytë, në të kundërt (ajo që ka më shumë mundësi të ndodhë), dy kandidatët që do të marrin më shumë vota se të tjerët, do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve në 24 prill.
KOHA JONË SONDAZH

