Mbyllet protesta para Kuvendit, Sali Berisha: T’i dalim zot sot Shqipërisë

Pas më shumë se një orë, opozita ka mbyllur protestën para Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa Sali Berisha e konsideroi si një betejë të lirisë, në mbyllje ai pati një thirrje drejtuar kryesisht të rinjve dhe medias.

“Një thirrje kam për të rinjtë e këtij vendi. Merrni përsipër misionin historik, urdhëroni ju si luftëtar lirie t’i dalim zot sot Shqipërisë. Nuk është çështja e një individi. Është çështja e çdo qytetari, e çdo fëmije. Mos harroni se ky njeri që vret sa askush tjetër shpresën shqiptarëve, vret ëndrrën e tyre. Ata që nuk kanë ëndërr nuk kanë të ardhshme, ata jetojnë në errësirë, jetojnë me besim të thyer dhe ne nuk e meritojmë kurrë një gjë të tillë. I bëj thirrje medias, bëni gjithçka për t’u ngritur mbi censurën, për të mbrojtur njëri-tjetrin, sepse secili prej jush mund të jetë një Elton Qyno nesër.

Zgjohuni! Më 20 shkurt të vitit ’91, mbi 100 mijë vetë po vinin nga Qyteti Studenti. Tek dera e Tv të Ramiz Alisë kishin dalë dhjetëra punonjës të solidarizuar me lëvizjen e lirisë. Edhe sot mbështesni, një lëvizje të pashmangshme për të përmbysur diktaturën. E mbyllim sot, fitimtar këtë takim historik. Të betuar për të mos iu ndarë më deri në ditën e fitores, se do të përdorim çdo mjet të mos bindjen civile ndaj këtij regjimi. Nuk ka forcë që na ndal më. Ne jemi dhe do mbetemi luftëtarë të lirisë deri në ditën e fitores së plotë, të përmbysjes së këtij regjimi që po shfaros shqiptarët”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?