Mbyllet protesta te ”Unaza e Re”, zhbllokohet rruga
Aktualitet E Mërkurë, 15 Shtator 2021 10:11
Pas rreth dy orësh banorët e “Unazës së Re” kanë mbyllur protestën duke zhbllokuar edhe rrugën, ndërsa ka rinisur qarkullimi i automjeteve. Të ndihmuar nga deputetët e PD-së, ndërsa në mbështetje sot ishte edhe analisti Fatos Lubonja, banorët zhvilluan protestën në ditën e 31-të. Banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të cilat preken nga projekti “Unazës së Madhe” pasi më parë kërkojnë dëmshpërblimet.
KOHA JONË SONDAZH

