”Mbyllet” Rinasi, ”tym i zi” në takimin mes ministres Balluku dhe stafit
Takimi mes ministres Belinda Balluku dhe punonjësve të aeroporti të Rinasit ka përfunduar. Nuk është arritur asnjë marrëveshje mes ministres dhe punonjësve.
”Sot, më 7 prill 2021, nga ora 09:23 deri në ora 09:55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror”, thuhet në një njoftim të autoriteteve të aeroportit.
Për shkak të ndërprerjes së përkohshme të punës janë prekur dy fluturime. “Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09:55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë”.
Përmes një deklarate për mediat Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) ka informuar se publikun në lidhje me situatën që gjendet sot menaxhimi i trafikut ajror në Republikën e Shqipërisë pasi ata vendosën të protestojnë.
Nga ana tjetër, sindikata thotë se ekziston rreziku i pamundësisë së garantimit të sigurisë së fluturimeve ajrore mbi dhe në Republikën e Shqipërisë, dhe rreziku i mbylljes përfundimtare të saj për një periudhë kohore të papërcaktuar.