Mbyllet spitali Covid 4, shkak rënia e rasteve me Covid-19

Nisur nga ulja e rasteve nga Covid-19, mësohet se këtë të premte mbyllet spitali Covid 4 i vendosur në mjediset e ish-Universitetit Kristal, por që do të jetë në gatishmëri në rast se situata rëndohet.

Ditët e fundit shtrimet në këtë spital kanë qenë shumë të vogla dhe për këtë arsye autoritetet po mendojnë pezullimin e punës, por që gatishmëria do të vijojë të jetë e lartë nëse situata do të pësojë një përkeqësim të situatës.

Gjatë muajve të dimrit, autoritetet spitalore dhe ekspertët vendosën të hapin dhe 3 spitale rajonale për trajtimin e pacientëve me Covid, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?