“Mbyllja e kufijve”, 100 emigrantë kalojnë çdo ditë si këmbësorë në doganën e Kapshticës
Shqipëria ka mbyllur kufijtë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, çdo ditë hyjnë 70-100 emigrantë, pavarësisht vendimit të qeverisë.
Mësohet se emigrantët vijnë me taksi deri në kufi dhe më pas hyjnë së këmbësor drejt vendit tonë.
Pasi i nënshtrohen procedurave përkatëse, ata duhet të vetëizolohen për 14 ditë. Edhe në Greqi numri i të prekurve me koronavirus po rritet nga dita në ditë.