Mbyllja e ”Mehmet Akif”, Komiteti i Helsinkit: Qeveria të rishikojë vendimin

Për mbylljen e kolegjit turk ”Mehmet Akif”, ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, vlerësohet se procedura e autoriteteve nuk përmbushin standardet e procesit të rregullt, kanë dhënë një masë të ashpër, të nxituar, jo proporcionale dhe me pasoja të dëmshme.

“KShH vlerëson se në rastin e mbylljes së këtij institucioni arsimor privat para universitar, nuk janë respektuar standardet e procesit të rregullt që kërkon neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Në vendimin nr. 25, datë 10.05.2021 të Gjykatës Kushtetuese theksohet se e drejta për proces të rregullt ligjor nuk kufizohet vetëm në procesin gjyqësor, por përfshin edhe atë me karakter administrativ.

Njohja paraprake e personit me faktet që e ngarkojnë atë me përgjegjësi, respektimi i së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur, nëpërmjet dhënies së sqarimeve paraprake, ashtu dhe gjatë shqyrtimit të çështjes, janë disa nga elementet bazë që garantojnë të drejtën kushtetuese të cilitdo për proces të rregullt ligjor”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

SHKARKO APP