Mbyllja e zyrës, sekretari i degës së PD në Elbasan bën kallëzim në polici
Ngjarjet ku u denoncua mbyllja e zyrës së degës së PD-së në Shkodër dhe ndryshimi i bravave të zyrave në Elbasan, kanë shkaktuar batuta dhe ironi në rrjetet sociale. Sekretari i degës së PD-së në Elbasan, ka bërë një denoncim në polici dhe akuzon drejtuesin e PD-së në këtë qytet se ka ndërruar bravën e selisë. Ai garanton se dera do të hapet dhe do të vijohet puna.
“Shoqata Basha-Bardhi, tashmë në panik bëri edhe aktin e fundit të turpshëm duke i vënë drynin degës së selisë së Partisë Demokratike.
Shpreh indinjatën më të madhe, në emër të të gjithë demokratëve të Elbasanit. Kam bërë një kallëzim penal në Policinë e Elbasanit. Organet të merren me këtë vepër penale.
Nesër ne do të hapim zyrën e PD dhe do të ushtrojmë funksionet tona dhe më 18 dhjetor do të zhvillohet në Selinë e degës së PD referendumi”, tha Bledi Himçi.
KOHA JONË SONDAZH

