Mbytet në Karaburun 34-vjecari nga Tirana
Një 34-vjecar i cili merrej me zhytje në det është mbytur në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut” në Karaburun të Vlorës. Mësohet se viktima është shtetasi Armand Hallvaxhiu, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

