Mbytet në rezervuar një 29-vjeçar në Krujë. Dyshimet e Policisë për ngjarjen

Një 29-vjeçar është mbytur në rezervuarin “Pengile” në lagjen nr. 4, në Krujë. Sipas Policisë, trupi i pajetë i përket 29-vjeçarit me inicialet G.L., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vorë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët e tij. Ndërkohë ai është gjetur i mbytur rreth orës 12:45 të së shtunës.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, thotë Policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP