Mbytet një 20 vjeçar në plazhin e Sarandës

 

Një 20-vjeçar nga Tirana humbi jetën pasi u mbyt teksa lahej në Plazhin e Ri në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30. Viktima Leonard Brahimllari ndodhej në plazh me shokët. Trupi i viktimës u nxor në breg nga pushuesit, por i pajetë.

Ai u transportua në spitalin e qytetit. Ende nukdihet shkaku i mbytjes së të riut, ndërsa hetimet mjeko-ligjore do të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për mbytje apo për infarkt.

SHKARKO APP