Mbyti gruan, 76-vjeçari dënohet me 35 vite burg

76-vjeçari Namik Veliaj nuk i shpëtoi burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 35 vite burg, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 2 vite më parë. Gjithashtu fajtor u shpall edhe mjeku Ilir Tanku, i akuzuar për shpërdorim detyre. Mjeku u dënua me dy vite burg por trupa gjykuese e pezulloi dënimin, për ta shlyer me 4 vite shërbim prove.

Në konkluzionet përfundimtare, mbrojtja kërkoi pafajësinë e 76-vjeçarit, duke pretenduar se prokuroria nuk ka prova për vrasjen e të moshuarës nga Fieri. Të njëjtën kërkesë kishte edhe avokatja e mjekut.

Ngjarja ka ndodhur në janar të 2017 por arrestimi ka ndodhur në mars të 2018, pas dyshimit të familjarëve të së ndjerës që vdekja nuk ka qenë natyrale por vrasje. Dyshohet se e ndjera është mbytur nga bashkëshorti. Pas 1 viti hetime, rezultoi se Namik Velaj, e kishte mbytur me duar bashkësborten dhe rreth qafës kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?