Mbyti gruan me litar, analizë psikike 75-vjeçarit
Verke Velaj u mbyt me litar nga bashkëshorti i saj, Namik Velaj. Ngjarja ndodhi një vit më parë, në Fier dhe vetëm dy ditë më parë krimi makabër u zbulua. 76-vjeçari u paraqit këtë të enjte në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku mori masën e sigurisë “arrest me burg”. Po ashtu është vendosur që 75-vjeçari t’i nënshtrohet edhe një analize psikike.
Velaj u prangos vetëm dy ditë më parë pasi ky hetim u ndoq nga prokurori Besnik Muçi i cili pas më shumë se një vit arriti të faktojë përfshirjen e Namikut në vrasjen e gruas së tij. Vrasja ende nuk ka një motiv zyrtar ndërsa fillimisht ajo u raportuar si vdekje natyrale dhe për këtë u plotësuar dhe kartela e vdekjes nga Ilir Tanku, për të cilin prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ballafaqimet mes familjarëve të Verke Velaj dhe Namik Velaj si dhe përgjimet telefonike të urdhëruara nga prokuroria faktaun se autori i krimit ishte 76-vjeçari dhe familjarët e tij kishin pasur dijeni, por e fshehën.
Vdekja e Verke Velaj ndodhi në janar të 2017, pasi Namiku e mbyti me litar dhe më pas për të humbur gjurmët fytin e saj e mbuloi me një shall.
KOHA JONË SONDAZH

