Mbyti gruan me rripin e pantallonave, burri vrasës: Doja ta trembja

Mbetet në burg burri që vrau gruan në fshatin Shëngjergj të Tiranës.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën, arrest me burg për 37 – vjeçarin, Shkëlqim Disha, me origjinë nga Librazhdi,  i cili tre ditë më parë në afërsi të fshatit Shëngjergj të Tiranës vrau gruan e tij për motive xhelozie.

Disha ka dalë përpara gjykatës paraditen e së premtes për të mësuar masën e sigurisë për krimin e kryer. Ai njoftoi vetë policinë dhe madje priti pranë trupit të bashkëshortes, Resmies, 31-vjeçe, që uniformat blu ta prangosnin.

Ashtu si përpara policisë edhe përpara trupit gjykues, Disha tha se nuk donte ta vriste gruan e tij, por vetëm ta frikësonte atë.

Më 18 gusht teksa kthehej në shtëpi ai ka patur një grindje me gruan e i tij, nënë e dy fëmijëve të me të cilën ishte ribashkuar pas një periudhe divorci.

Shkëlqimi dyshonte se Resmia kishte pasur lidhje intime me dikë tjetër gjatë kohës kur nuk ishin bashkë.

Ai është nervozuar nga fakti që gruaja nuk e pranonte tradhtinë dhe e ka goditur atë në kokë me një send të fortë dhe më më pas ka hequr rripin e pantallonave dhe e ka mbytur.

Edhe divorci i tyre një vit më parë kishte ndodhur për arsye xhelozie.

SHKARKO APP