Mbytja e 25-vjeçares, policia: Ja çfarë ndodhi në Kanionin e Holtës

Policia e Shtetit ka dhënë informacion paraprak për ngjarjen tragjike në Kanionin e Holtës në Gramsh, ku ndër të tjera humbi jetën një turiste shqiptare 25-vjeçare me inicialet E.S.

Uniformat blu thonë se viktima nga Lushnja është gjetur në dalje të kanionit dhe dyshohet se ajo është mbytur në lumë si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut.

Njoftimi paraprak i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat  qe kishin humbur kontaktet  ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe  personat e tjere qe u gjeten me pare  nga policia nuk kane probleme per shendetin.  Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

Nderkohe vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme. Me vone do tju dergoj  info te plote

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?