McAllister: Hapja e negociatave për Shqipërinë në interesin e përbashkët të dy palëve

“Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe progresi i tërë rajonit drejt BE-së i shërben jo vetëm rajonit tonë por është në interes të vetë BE-së”. Kështu është shprehur Kryetari i Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në Bruksel.

Ministri Bushati e njohu McAllister me ecurinë e reformave prioritare të ndërmarra nga qeveria shqiptare me fokus reformën në drejtësi, duke u ndalur veçanërisht tek zbatimi i vettingut.

Ministri Bushati falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, e demonstruar së fundmi dhe në miratimin e rezolutës pozitive për vendin tonë, e cila inkurajon rrugëtimin drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit gjatë vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel, në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm NATO-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?