“McGonigal”, Balluku në Kuvend: Shpifje me filma të Netflix: Keni hallin e protestës, por ne nuk ua zgjidhim
Zv/kryeministrja Belinda Balluku në fjalën e saj në seancë plenare këtë të enjte në Kuvend mbi çështjen “McGonigal”, tha se opozita bën shpikje me filma të Netflix sesi kryeministri ka në dorë FBI-në.
“Ju keni një hall të madh, keni hallin për nesër, por ne nuk ua zgjidhim dot. Kujtoni se bëjmë ne gjëra që keni bërë ju. Ne kemi shumë punë, kjo është një qeveri në krye të vendit, kemi kaluar nga një zgjedhje në tjetrën me ballin lart. Ju e kishit 8 vite. Dhe ende sot po lajmë baltën tuaj. Nuk kemi asnjë interes se kush do të mbajë vulën e flamurin, apo kalin blu.
Stresin tuaj të brendshëm duhet ta mbajnë shqiptarët në kurriz? Ju vini këtu dhe bëni shpikje me filma të Netflix, se si kryeministri ka në dorë FBI. Ka një gjë që dua të sqaroj, mbi Duçkën. Ka marrë pasaportë diplomatike në 2015 si zv/Ministër i Energjisë. Pse nuk i është tërhequr? Sepse nuk i është tërhequr askujt. Pasaportën nuk ia ka dhënë Rama, as për të sjellë Nezën e as McGonigal”,-u shpreh Balluku.