”McGonigal”, Vangjeli: SPAK s’mund të nisë hetim për Ramën

Dje në Kuvend u bë kaos dhe temë ishte vetëm çështja ”McGonigal”, e cila sipas opozitës prek kryeministrin Edi Rama dhe për më tepër Sali Berisha është i bindur kur thotë se Rama është në hetim nga Amerika.

Analisti Lorenc Vangjeli, e ka cilësuar si histeri dhe fantazi historinë e McGonigal të komentuar në vendin tonë duke deklaruar se kemi shumë pak material në dorë me të cilat jemi duke krijuar fabula. Për të SPAK nuk mund të nise ende një hetim për kryeministrin Edi Rama.

”Çfarë mund të bëjë SPAK në këtë moment? Nuk mund të nis hetim për momentin për Ramën. Është një proces atje dhe ne këtë se kuptojmë, që do presësh të përfundojë sepse nuk ka një akuzë. Shqipëria nuk ka juridiksion territorial se çfarë ka ndodhur atje. Unë do isha shumë i lumtur të shihja dhe njëherë shfaqjen e një komisioni hetimor sepse është njëlloj si një rezonancë që rrëfen nivelin lemerisë të njerëzve që do hetojnë dhe ata që mbrojnë sepse aty-aty janë”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP