Me 105 vota pro, miratohet letërnjoftimi elektronik për shqiptarët

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend është miratuar me 105 vota pro letërnjoftimi elektronik për shqiptarët. Ky akt normativ lejon zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike për shqiptarët që u ka përfunduar vlefshmëria.

Janë miratuar edhe projektligjet për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit si dhe disa shtesa dhe ndryshime për të drejtat e autorit me nga 71 vota pro. Ndërkohë që po me kaq vota është miratuar edhe projektvendimin për miratimin e strukturës, organikës dhe caktimin të pozicioneve të punës të ERRU.

Sot u votëbesuan edhe dy anëtarët për pozicionet e Komisionerëve të Avokatit të popullit. Me 105 vota pro, Ahmet Prençi u zgjodh komisioner për parandalimin e torturës, çnjerëzimit apo trajtimit poshtërues dhe Olta Aliaj me 62 vota pro, për pozicionin Komisioneri i Avokatit të Popullit për të Drejtat e fëmijëve.

SHKARKO APP