Më 11 shtator lista finale e fituesve të Universitetit të Tiranës. Më 13 – 20 shtator regjistrimi

Më 11 shtator del lista përfundimtare e fituesve të Universitetit të Tiranës. Rektori i këtij universiteti Mynyr Koni doli në një konferencë për median për të dhënë detaje të regjistrimit të studentëve të rinj.

Nga dita e sotme të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar kanë në faqet e tyre zyrtare listën e plotë renditur sipas pikëve. Brenda 3 ditëve secili mund ti drejtohet fakulteve nëse ka pretendime.

Regjistrimet bëhen nga data 13 deri në datën 20 shtator. Regjistrimi bëhet online në portalin e Maturës Shtetërore dhe regjistrimi fizik me dokumentet përkatëse bëhet pranë fakulteteve ku do të vijojë studimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?