Më 12 korrik protesta kombëtare nga PD, Boçi zbulon tre kërkesat: Nga lirimi i Sali Berishës tek…

Më 12 korrik, Partia Demokratike dhe opozita do të zhvillojë protestën e parë kombëtare para Kryeministrisë, pasi vula e PD-së shkoi tek Berisha. Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi zbuloi për mediat kërkesat që do të shpalosin në protestë.

Boçi tha se do të kërkohet lirimi i Sali Berishës, pasi po mbahet në arrest pa të drejtë dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike pa Edi Ramën kryeministër.

“Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës, Sali Berishës. Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika.

Përballë kemi një Edi Ramëm që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Së treti protesta është hapja e siparit të PD. Kjo është rruga që do na çojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare”, tha Boçi.

SHKARKO APP