Më 15 gusht hyn në fuqi ligji i ri për duhanin, ndalohen nargjilet dhe…

Më 15 gusht hyn në fuqi ligji i ri “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” i cili parashikon forcimin e një sërë masash në lidhje me duhanpirësit dhe subjektet.

Referuar ligjit do të ndalohet përdorimi i cigares elektronike, duhanit me ngrohje apo shishe/nargjile, në ambiente të mbyllura. Gjithashtu ndryshimet parashikojnë rritje të masave penalizuese subjekteve që gjenden në shkelje të ligjit. Masa administrative për subjektet shkelin ligjin duke lejuar pirjen e duhanit në ambientet e brendshme është 300 mije lekë, por, nëse ata do të kapen në shkelje të përsëritur brenda një periudhe 3-mujore, masa administrative 2-fishohet, duke arritur  arrin në 600 mijë lekë. Nëse subjekti gjendet për herë të dytë përsëri brenda një viti në shkelje të ligjit atëherë ndaj tij vendoset gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve dhe pezullim të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës.

Ndalohet gjithashtu promocioni i fshehur nëpërmjet ngjyrave të logos së produkteve të duhanit. Ligji parashikon gjithashtu heqjen nga tregu nga qarkullimi të paketimeve të vogla, që kryesisht kanë nga 10 cigare. Por kjo është një masë që do të zbatohet 2 vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit.

SHKARKO APP