Me 15 kandidatë zyrtarë në garë, kreu i KLP konfirmon kur do të jetë gati SPAK
Pas konfirmimit të 15 kandidatëve zyrtar si pjesë e strukturës më të fortë të drejtësisë shqiptare të hetimit për korrupsion të zyrtarëve të shtetit, kreu i KLP konfirmon se kur do të jëtë përfundimisht gati SPAK.
Në një intervistë për A2CNN, kreu i KLP, Gent Ibrahimi thotë se fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit mund të jetë periudha kur SPAK mund të krijojë strukturën.
“Kemi një listë që ka ardhur si rezultat i një procedure të dakordësuar paraprakisht, është rezultat i aplikimit sipas atyre kritereve vlerësimi që janë dakordësuar paraprakisht, çdo pakënaqësi që mund të shfaqet kur ballafaqohesh në fund me listën i hap rrugën vetëdijes që është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme. Në këto kushte mund të them se shtatori është optimist si afat duke patur parasysh se institucionet e vetting-ut do të duan kohën e tyre për të procesuar të 15 kandidatët e SPAK-ut, por fillimi i tetorit do të jetë koha kur do të jemi në gjendje që të krijojmë strukturën”, u shpreh Ibrahimi.
KOHA JONË SONDAZH

