Me 18 shkurt vendoset për burgun e Kserës

Lirohet apo jo nga burgu ish-ministri i Punës Spiro Ksera, do të vendoset në datën 18 shkurt.

Ai do të dalë para trupit gjykues të Gjykatës së Apelit Tiranë, prej së cilës kërkon ndryshim të masës së sigurisë.

Ksera e konsideron të paligjshëm arrestimin e tij, si dhe të motivuar politikisht.  Ish-ministri u arrestua para dy javësh në fshatin e tij në Derviçan të Gjirokastrës. Bashkë me të në pranga u vendos edhe ish-vartësi i tij Artevis Mene, si dhe disa shtetas të tjerë.Ata akuzohen për vjedhjen e 300 milionë lekëve të tjera përmes aktiviteteve fiktivë.

Gjyqi ndaj ish Ministrit të Punëve Sociale Spiro Ksera do të mbajë seancën e saj të parë më 18 shkurt. Realtor i çështjes do të jetë Gramoz Levanaj, ndërsa trupa gjykuese do të përbëhet nga Fatmira Hajdari, bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari si dhe gjykatësja Edlira Petri.

Ish Ministri Ksera akuzohet për shpërdorim detyre dhe u arrestua më 30 janar në Derviçan të Gjirokastrës.

Mbi Kserën rëndon akuza e korrupsionit dhe abuzimeve me tenderat në një vlerë prej rreth 306 milionë lekësh (të vjetra), pasi sipas prokurorisë ai ka kryer një sërë aktivitetesh fiktive në vitin 2013.

SHKARKO APP