Më 20 dhjetor, koncert për rindërtimin. Rama ka një mesazh për qytetarët dhe bizneset

Koncerti festiv i munguar për festat e 28-29 nëntorit do të vijë me 20 dhjetor, por i konceptuar ndryshe.

Kryeministri ka njoftuar  në rrjetet sociale se ky koncert do të jetë humanitar dhe të ardhurat e tij do të shkojnë të gjitha për fondin e rindërtimit, në ndihmë të familjeve që humbën banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

“TI NUK DO JESH KURRË VETËM”,një mundësi për t’u bashkuar në mbështetje të atyre që kanë sot nevojë jetike për të gjithë ne.Me biletën e koncertit, që mund ta gjeni në sportelin e Pallatit të Kongreseve, secili prej nesh do të kontribuojë për fondin e rindërtimit të shkollave të rrënuara nga tërmeti” shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koncerti do të mbahet në Parkun Olimpik të Tiranës më 20 dhjetor, ndërsa biletat, çmimi i të cilave nis nga 1000 lekë, mund ti blini pranë Pallatit të Kongreseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?