Shpejtësi e çmendur në Tiranë, policia pezullon 39 patenta (VIDEO)
Policia Rrugore e Tiranës njofton se gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, vetëm në autostradën Tiranë-Durrës.
“Gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 39 Leje Drejtimi për shejtësi tej normave të lejuara.
Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative për OASh për pezullim të Lejes së Drejtimit.
Qëllimi jonë s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë”, shkruhet në faqen e policisë së shtetit në rrjetin social Facebook.
Policia Rrugore e Tiranës njofton gjithashtu se do shtojë akoma më shumë kontrollet.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2218742608412098/