Më 28 qershor merr miqtë dhe bëhu pjesë e garës më të madhe në Farkë

Mendon se tani pas karantine nuk ke asgjë për të bërë? E ke gabim. Nëse të pëlqen noti, vrapi dhe çiklizmi, atëherë eventi i garave sportive Tirana Triathlon është fiks për ty. Tirana Triathlon rikthehet në edicionin e saj tretë më datë 28 Qershor 2020, në Farkë. Triathlon është një sport, që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Kryebashkiaku Veliaj ka postuar në Facebook linkun se ku mund të regjistroheni, ndërsa bën me dije se nga 3 disiplina do të ketë 6 fitues.

“Rikthehet më 28 qershor super eventi i garave sportive Tirana Triathlon. Je i apasionuar pas notit, vrapit apo biçikletës? Regjistrohu në https://www.tiranatriathlon.com/ dhe bëhu pjesë e garës më të madhe në Farkë.  3 disiplina – 6 fitues, 15.75 km. Mos harro merr edhe miqtë, për një eksperiencë ndryshe”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Të gjithë garuesit duhet të paraqiten pranë digës së Liqenit të Farkës para orës 9:00. Për mbarëvajtjen sa më të sigurtë të garës të gjitha rrugët do të bllokohen në këtë orë. Starti i garës do të bëhet ne orën 10:00. Të gjitha informacionet e nevojshme do të përcillen edhe njëher ditën e garës në orën 09:45 përmes një Race Briefing.

SHKARKO APP