Me 6 gusht temperatura shkon në 46 gradë!

 

I nxehti afrikan nuk do te largohet nge vendi ynë të paktën edhe në gjysmën e parë të muajit gusht. Parashikimet flasin për një rritje të temperaturave në ditet e para të gushtit që pritet të kulmojnë në datën 6, deri në 46 gradë.

Qytetarët shqiptarë këto ditë po përballen me të nxehtin përvëlues të Afrikës, që pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në kryeqytet termometri ka shënuar 39 gradë.

Si për t’iu fshehur të nxehtit përvëlues qytetarët zgjedhin për të pushuar dhe freskuar në ambjentet e pakta të gjelbra në kryeqytet.

Situata nuk paraqitet aspak optimiste për ditët në vijim dhe në fundjavë termometri do të shënojë 42 gradë të shtunën dhe një ulje e ndjeshme me 1 gradë të dielën.

Alarmi i kuq për temperaturat e larta, ka përfshirë gjithë Ballkanin ndërkohë që i nxehti afrikan do të vijojë në pjesën më të madhe të muajit gusht për të kulmuar në datën 6 kur pritet që termometri sipas parashikimeve të shkojë në 46 gradë.

Qytetet më të nxehta gjatë kësaj fundjave dhe në vazhdim pritet të jetë Gjirokastra , Shkodra, Tirana dhe Berati.

SHKARKO APP