Me 8 shkurt PD protestë kombëtare, rrethim i kryeministrisë dhe hyrja në Bashkinë e Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot datën e zhvillimit të protestës së radhës nga opozita. Berisha tha se protesta e radhës do të mbahet të shtunën e 8 shkurtit. Sipas tij, e shtuna do të jetë dita kur Shqipëria zbret në Tiranë dhe Tirana zbret në rrugë.

“PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugë të vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie më datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria, ditën e shtunë për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelesh që nuk njohin asnjë normë që bëjnë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë”, tha Berisha.

Me tej burimet brenda selisë Blu thanë se atë ditë do jetë protestë përplasje e jo fjalimesh, ku do të rrethohet kryeministria dhe plan për të hyrë në Bashkinë e Tiranës me turma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?