Me 91 vota pro, miratohet shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Në mesin e pandemisë dhe akuzave, me 91 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim, parlamenti miraton shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor. Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, deputetët Ralf Gjoni dhe Myslym Murizi dolën hapur kundër këtij vendimi, me argumentin se qeveria nuk ka dhënë një shpjegim logjik për këtë vendim, e aq më tepër se shifrat nuk e justifikojnë shtyrjen me 2 muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

SHKARKO APP