Me banorët e Dajçit, Bushati: Vetëm Rama nuk pati sy të shikojë përmbytjet dhe veshë të dëgjojë hallet e tyre
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodres Helidon Bushati, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Dajçit, të prekur nga përmbytjet e fundit.
‘Vetëm Edi Rama nuk pati sy të shikojë përmbytjet dhe veshë të dëgjojë hallet e banorëve të Dajçit me sy nga qielli dhe jo nga qeveria’, shkruan Bushati në Facebook.
Postimi i plotë i Helidon Bushatit:
Takime derë më derë me banorët e Dajçit
Vetëm Edi Rama nuk pati sy të shikojë përmbytjet dhe veshë të dëgjojë hallet e banorëve të Dajçit me sy nga qielli dhe jo nga qeveria.
Ai ua ka vërtetuar shqiptarëve dhe sidomos banorëve të këtij qarku, se hallet dhe problemet e popullit nuk i heqin asnjë “ashkël”. Fundja, njeri nuk të bën karrigia.
Mjerimi dhe zhgënjimi që ka mbjellur të përplaset kudo që të trokasësh.
Ka ardhur koha e ndryshimit dhe i ka ardhur fundi qeverisjes për një grusht personash.
Me 25 Prill, humb Edi Rama dhe FITON Shqipëria!
Takime derë më derë me banorët e Dajçit
Vetëm Edi Rama nuk pati sy të shikojë përmbytjet dhe veshë të dëgjojë hallet e…
Pubblicato da Helidon Bushati su Giovedì 4 marzo 2021