Me bileta false për të mos paguar taksat

“Merri dokumentat dhe digji”, kjo kërkesë e F.I, drejtuar në telefon të birit, ka ngecur në rrjetën e hetimeve të Prokurorisë, përsa i takon hetimeve që po zhvillohen mbi falsifikimin e biletave të transportit urban.

Inspektorët e tatimeve kryen kontroll me biletat e udhëtarëve në linjat e autobuzeve të Porcelanit, që administrohet nga shoqëria “Tirana Urban Trans” dhe në linjën e Tiranes së Re, të administruar nga shoqëria “Alba Trans”.

Nga sekuestrimi i blloqeve dhe kqyrja e tyre është konstatuar falsifikimi i tyre me qëllim shmangien e detyrimit tatimor. E pyetur nga prokuroria administratorja e “Tirana Urban Trans”, tregon se blloqet e biletave tërhiqen pranë Drejtorisë së Tatimeve me mandate arkëtimi ku edhe regjistrohen numrat serial të biletave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krimi ekonomiko-financiar sekuestroi në funksion të hetimeve 150 mijë bileta false të gatshme për t’u hedhur në treg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?