Me biletë në dorë duke pritur radhën, Veliaj fotografohet në Aeroportin e Romës

Pas vizitës së tij dy ditore në Rimini, ku mori pjesë në edicionin e 40 të Takimit për Miqësim Midis Popujve, ku Tirana u vlerësua maksimalisht, kryebashkiaku Erion Veliaj është kthyer në Shqipëri.

Por, me sa duket ai nuk i ka shpëtuar syrit të shumë emigrantëve shqiptarë të cilët e kanë fotografuar në aeroportin e Romës, ku po kalonte tranzit për në Tiranë. Në fotot e publikuara në rrjet, Veliaj shfaqet duke mbajtur radhën me biletat dhe pasaportën në duar.

Edhe pse Partia Demokratike u mundua me portalet e saj ta sulmojë me shifra të rreme, Veliaj duket qartë se po mban radhën si të gjithë në linjën ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?