Me disa javë vonesë, zbardhet vendimi për Saimir Tahirin

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri. Mësiger se vendimi i zbardhur sapo është dorëzuar nga trupi gjykues në sekretarin e Gjykatës për Krime të Rënda.

Vendimi u apelua nga të dyja palët në Apelin për Krime të Rënda. Me interes pritet se si trupi gjykues ka justifikuar rrëzimin e veprave penale të Prokurorisë dhe zëvendësimin e tyre me një tjetër vepër penale.

Vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është i arsyetuar me 140 faqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi është dorëzuar nga trupa gjykuese brenda afateve ligjore. Maksimalisht lejohej 45 ditë, ndërsa është zbardhur pas 39 ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?