Me fjalët e Kierkegaard, Rama: Të mos guxosh do të thotë të humbasësh veten

Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm fjalët e filozofit danez, Soren Kierkegaard në rubrikën “Fjalët e Shenjta” që nisën si apel solidariteti pas tërmetit të 26 nëntorit. “Të guxosh do të thotë të humbasësh përkohësisht barazpeshën, të mos guxosh do të thotë të humbasësh veten”, citoi Rama fjalët e filozofit Kierkegaard, në ditën e Krishtlindjeve. Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore.

SHKARKO APP