Me gomone drejt Anglisë, Shqipëri-Britani drejt krijimit të task-forcës për migracionin
Rruga me gomone e shqiptarëve, vijon që të jetë një temë që e shqetëson Britaninë e Madhe. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith tha se do të vijojë bashkëpunimi me drejtësinë për të vendosur pas hekurave kriminelët që tentojnë të trafikojnë emigrant të paligjshëm drejt Anglisë.
”Ne po përparojmë së bashku në një sërë iniciativash: krijimin e një Task-Force të Përbashkët për Migracionin që do të na ndihmojë të zvogëlojmë përfshirjen e shqiptarëve në kalimet me gomone, por edhe të shtetasve të vendeve të treta që migrojnë përmes Shqipërisë. Po ashtu po përpiqemi të investojnë në demokratizim dhe llogaridhënie përmes shoqërisë civile dhe medias; bashkëpunim më i mirë i zbatimit të ligjit në mënyrë që qytetarët të marrin drejtësi dhe kriminelët e të korruptuarit të mbajnë përgjegjësi”,-tha ambasadori.
Vetëm përgjatë vitit të kaluar nga Shqipëria drejt Anglisë udhëtuan më shumë se 12 mijë emigrantë. Numri i shqiptarëve që udhëtojnë me gomone në Britani është më i lartë se ai i vendeve në konflikt dhe në diktaturë si Afganistani, Irani dhe Iraku.