Me gomone në Angli, ministrja me origjinë indiane për shqiptarët: Ëndrra ime t’i dërgoj në…

Me gomone nga Franca drejt Anglisë, dhe për shqiptarët por edhe shtetas të tjerë, ka bërë që sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman të thotë se do të ndryshojë ligjin për ti ndaluar. Për të mision është që të parandalojë “abuzimin” e ligjeve moderne të skllavërisë nga kontrabandistët.

Sipas planeve, emigrantët që qëllimisht hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga një vend i sigurtë, duhet të kthehen me shpejtësi në vendin e tyre ose të zhvendosen në Ruandë. Qeveria ka thënë se skema do të dekurajojë të tjerët që të kalojnë Kanalin. Fluturimi i parë u anulua disa minuta para nisjes, në qershor, pas një ndërhyrjeje të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Nuk është raciste për asnjë, minoritet etnik apo tjetër, të dëshirojë të kontrollojë kufijtë tanë. Nuk është fanatizëm të thuhet se kemi shumë azilkërkues që abuzojnë me sistemin. Nuk është ksenofobike të thuhet se migrimi masiv dhe i shpejtë ushtron presion mbi strehimin, shërbimet publike dhe marrëdhëniet me komunitetin”.

SHKARKO APP