“Më jep 500 euro, ndryshe ta nxora videon ku po pi drogë”

“Dua pagesën, ose përndryshe do të publikoj në Facebook videon duke pirë ti drogë”.

Ky ka qenë kërcënimi me të cilin një 28­-vjeçar i ka kërkuar një shumë prej 500 eurosh ish-­të dashurës së tij. Mesa duket, duke u ndjerë e frikësuar dhe “e gjobitur”, vajza ka kallëzuar në Polici ish-mikun e saj, Bafti N., i cili përfundoi si i pandehur në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Në përfundim të gjykimit, një pesëshe gjyqtarësh vendosën deklarimin fajtor të tij për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe dënimin e tij me 2 vjet heqje lirie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë gjykimit, i pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën dhe njëkohësisht e ka kundërshtuar vendimin, duke i bërë ankim në Apelin për Krimet e Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

HISTORIA

Referuar vendimit të Krimeve të Rënda ndaj të pandehurit Bafti N., i zbardhur ditët e fundit, historia e lidhjes dashurore mes tij dhe kallë­zueses Z. V. kishte zgjatur rreth 3­4 muaj.

Ajo ishte shitëse në një qendër tregtare në Tiranë dhe ishin njohur përmes rrjetit social “Facebook”, duke krijuar një lidhje dashurie me të, lidhje e cila ka zgjatur për një periudhë kohore rreth 3­4 muaj. Pas shkëputjes prej tij, Z. V. ka lënë punën dhe është kthyer në banesën e prindërve të saj në një qytet në jug të vendit, ku është punësuar si kameriere.

“Pasi ka shkuar atje, kjo shtetase është shantazhuar vazhdimisht nga i pandehuri Bafti N., nëpërmjet telefonit, duke i kërkuar shuma të hollash në këmbim të mospublikimit në ‘YouTube’ apo në rrjetet e tjera sociale nga ana e tij të disa videove intime të të dëmtuarës, e cila ishte filmuar duke marrë drogë. Këto video ishin siguruar gjatë kohës kur e dëmtuara kishte pasur marrëdhënie intime me të pandehurin. E dëmtuara është kërcënuar me faktin se, nëse nuk dorëzonte paratë, atëherë kjo video do t’u dërgohej familjarëve të saj”, thuhej në vendimin e gjykatës.

“GJOBA”

Sipas gjykatës, e ndodhur në të tilla kushte, e dëmtuara Z. V. i ka dhënë të pandehurit Bafti N. shumat e të hollave prej 150 mijë lekësh të vjetër, në muajin gusht 2015, dhe 20 euro, në muajin shtator 2015. Duke parë se kjo shtetase shantazhohej kollaj, ky i pandehur në fillim të muajit tetor 2015 i ka kërkuar nëpërmjet kërcënimit të dëmtuarës shumën e 500 eurove, dhe e dëmtuara, e ndodhur nën një presion të tillë, i është drejtuar Policisë, duke akuzuar të pandehurin Bafti N. për vendosje gjobe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?