“Më jep para ose do i tregoj gruas për…”, si i zhvati shqiptarja 35 mijë euro biznesmenit italian
Kërkesa e fundit për t’i dhënë para ka qene ditën e djeshme ku rreth orës 22:00 shqiptarja së bashku me ish- të dashurin kishin lënë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padova-s. 29-vjecarja shkoi në vendin e takimin me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian nga Bari, me të cilin bashkëjetonte në provincën e Treviso-s.
Në momentin që do bëhej shkëmbimi i parave, policia ka ndërhyrë duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj të ri. Në makinën e 29-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës.


