Me Kokëdhimën si “Beu i Jugut” droga shtohet e merr ligjerim

 

 

Edhe sot vazhduan akuzat e selise blu. Ne shenjester eshte "superdeputeti" Koço Kokedhima. Partia Demokratike vijoi edhe sot me akuzat e saj për trafikun e drogës me avion drejt Italisë. Sipas opozitës nuk bëhet asgjë për ta ndalur këtë trafik. Përmes një deklarate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha se kumbarët e këtij biznesi krimnal janë brenda PS-së dhe brenda qeverisë.

“Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës. Autoritetet tona nuk kishin nga tia mbanin dhe u detyruan të ndërhynin”, u shpreh Ristani.

Më tej duke iu referuar rolit të ri të Koço Kokëdhimës nga PS-ja si koordinator i qarqeve të Vlorës dhe Gjirokastrës, Ristani tha se këtej e tutje do të intensifikohet trafiku i drogës.

“Biznesi i trafikut të drogës pritet të ketë rritje të mëtejshme sidomos në Jug të vendit, tani që zyrtarisht kjo zonë i kaloi për administrim Koço Kokëdhimës me dekret të veçantë të Edi Ramës”- tha Ristani.

Ne te vertete te gjithe habiten e pyesin se ku e ka gjithe kete pushtet deputeti, botuesi e biznesmeni Kokedhima mbi Kryeministrin Rama. Por asnje nuk e thote te verteten e superpushtetit te deputetit te Jugut. 

SHKARKO APP