“Më kthe 15 mijë eurot”/ Konflikti për një banesë, 39-vjeçari dhunon të birin e shitësit
Një mosmarrëveshje lidhur me shitjen e një banese ka përfunduar në dhunë në Kavajë.
Sipas të dhënave paraprake, një 39-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 49-vjeçari, duke i kërkuar që t’i dorëzojë banesën që i përkiste babait të tij tashmë të ndjerë ose t’i kthejë shumën prej 15 mijë eurosh, të cilën pretendon se e kishte dhënë më parë si paradhënie për blerjen e saj.
Pas ngjarjes, policia ka shpallur në kërkim 39-vjeçarin, ndërsa po vijojnë hetimet edhe për identifikimin e dy personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë konflikt.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur kërkimet për shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me dy persona ende të paidentifikuar, ka përdorur dhunë ndaj një 49-vjeçari, duke i kërkuar që të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 mijë eurosh, të cilën babai i këtij të fundit dyshohet se ia kishte marrë më herët si paradhënie për blerjen e pronës.
Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për kapjen e 39-vjeçarit dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

