Më mirë burrat apo gratë në politikë? Majlinda Bregu e tregon me një Video

Në një video që ka postuar në Facebook, realizuar nga Admir Malaj tek blogu i Zëri i Integrimit, Majlinda Bregu thotë se kush janë më mirë në politikë, burrat apo gratë. “Unë them më mirë edhe vajzë, edhe djalë. Dallimet mes gjinive janë biologjike, normale dhe të bukura. Por diskriminimi për shkak të gjinisë, është abuzim. Si në rastin e diferencave në pagë mes burrave e grave; në përfaqësimin e tyre në vëndimarrje apo më këq bëhet edhe krim si në rastin e abortit selektiv( djale me çdo kusht) apo të dhunës në familje“.

Sipas ish-ministres Majlinda Bregu tre janë mesazhet më të rëndësishme për gratë: 

Së pari: Duhen krijuar modele leadershipi të grave me vlera në politike dhe jo politika kuotash dhe numrash.

Së dyti: Duhen ndryshime ligjore per fuqizimin e grave qe mbeten jashte tregut te punes si pasoje e lindjes dhe rritjes se femijeve, duke u llogaritur, si hap i pare, si vite pensioni vitet e rritjes se femijeve;

Së treti: Aborti selektiv eshte nje feminicid, pra vrasje e nje gruaje, duhen dhe ketu zbatim i legjislacionit dhe ndryshim i tij per denimin e ketij fenomeni, i cili dhe pse i perhapur kudo ne bote, ne Shqiperi mbetet problem.

VIDEO:

SHKARKO APP