Me motor pa letra e pistoletë me silenciator, pranga 25-vjeçarit. “Thesar” sendesh të paligjshme në shtëpi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeccar pasi qarkullonte me armë dhe me një motor pa dokumente.

Për më tepër gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e të riut, policia ka zbuluar sende të tjera të dyshimta.

Dje shërbimet e policisë të D.V.P.Tiranë, arrestuan shtetasin Bruno Kurti, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi është kapur nga skuadra “Shigjeta” në rrugën “Bardhyl” duke qarkulluar me mjetin tip motorr pa dokumentacionin përkatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Armë zjarri “Browing”, me një krehër me fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– një silenciator
– një palë dylbi
– 21 copë fishekë
– 5 telefona
– një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa
– një thikë me palosje
– një thikë me dorezë të zezë
– shkop gome
– 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale
– 6 targa automjetesh
– një kartëmonedhë 2000 e dyshuar falso
– një minikartë telefoni
– prozhektor

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?