“Më niste foto duke u puthur me italianin në krevat”, përballja live e çiftit të divorcuar: Ti zotëri, nuk ishe në gjendje të bëje rolin e burrit
Historia e trishtë e një babai i cili po rrit i vetëm 2 fëmijët e tij vjen sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Pas divorcit nga e shoqja gjykata vendosi që vajza dhe djali të ishin në kujdestarinë e nënës, por menjëherë pas ndarjes ajo u largua jashtë vendit dhe fëmijët mbetën vetëm. I detyruar ai si baba ka shkuar i ka marrë dhe prej më shumë se 1 viti po kujdeset vetë për ta.
Ai rrëfen se gjendet në kushte shumë të vështira, nuk mund të lëvizi në një vend tjetër për shkak se nuk ka kujdestarinë ligjore të fëmijëve dhe me të ardhurat që nxjerr nuk arrin dot të sigurojë mbijetesën. 44-vjeçari kërkon ndihmë që të marri fëmijët dhe të shkojë me ta jashtë vendit ku të ketë mundësinë t’u sigurojë atyre një jetë më të mirë. Ai thotë se ish-gruaja nuk është bërë e gjallë dhe fëmijët nuk kanë askënd tjetër përveç tij. Dy ish-bashkëshortët janë përplasur ‘live’ duke fajësuar njeri-tjetrin për gjendjen aktuale.
44-vjeçari tregon edhe njohjen me gruan që e kishte rrëmbyer pasi prindërit e saj nuk e lejonin.
“Më thanë që është vajzë e mirë. Shkova në fshatin e saj dhe e takova. Kaq. Vetëm sa u pamë me njërit-tjetrin dhe u larguam. Vendosa që ta merrja për grua. E pëlqyem njëri-tjetrin. E rrëmbeva, sepse prindërit e saj nuk donin. Jam martuar në 2006. Rekomanduesit i kisha vetëm shokë, ndërsa ajo kishte lidhje familjare. I kanë folur keq për mua. Mbase kishin dhe të drejtë. Nga fshati shkuam në Vlorë. Vazhdova punë. Jam i sëmurë. Zonja nuk punoi asnjëherë. Në fillim punoi vetëm tre muaj dhe e la. Kështu vazhduam deri para se të ndaheshim”, tregoi 44-vjeçari.
Sa i përket arsyeve të divorcit ai tha se shkoi në Itali fillimisht për të punuar e më pas kërkoi ndarjen.
“Ajo kërkoi ndihmë te kushërira e saj në Itali për të punuar. Nuk ishim mire nga ekonomia. Shkoi atje. Këtu filluan sherret. Kur erdhi për herë të dytë nga Italia më tha ‘duhet të ndahemi për dokumente’. Edhe në gjykatën e Vlorës kështu u tha.
Unë nuk e kërkova kujdestarinë. Mendova se i donte ajo. Pas dy ditësh iku zonja në Itali, më solli fëmijët dhe më tha ‘nuk kemi më punë bashkë’. Unë nuk kam shkuar në noter, gjitha dokumentet janë bërë në gjykatë.
Kam firmosur vetëm në sallën e gjyqit. Këtë marrëveshje e firmosa me zonjën, sepse më tha do jetë vetëm për dokumente, jo për ndarje. Nuk më tha asnjë shkak tjetër. Sot zonja është martuar atje. Nuk e dija këtë gjë.
Dy- tre muajt e parë fliste me fëmijët, por një natë mori dhe ju tha fëmijëve ‘mami ju do shumë, mos e harroni’. I them vajzës që kjo është martuar. Ajo mu hodh për gryke, tha s’ke prova dhe fakte. Unë i thashë do t’i gjej babi faktet. Ajo është në Itali dhe vazhdon të jetojë atje, por vjen edhe në Shqipëri.
Më mori në telefon dhe më tha ‘mblidh mendtë e kokës dhe mbaj fëmijët’. Më dërgonte fotografi. Me aq sa pashë kuptova që zonja është martuar.
Vajza i pa fotografitë dhe flaku telefonin tutje. Zonja mori prapë dhe tha: jo nuk jam martuar. Pastaj më dërgoi disa fotot të tjera duke u puthur me italianin në krevat. Kur mi dërgoi këto foto fëmijët ishin në fshat
Vajza i pa fotot dhe filloi të bërtiste. Ajo tha ‘kjo nuk është më nëna ime’. Mori zonja për Vit të Ri dhe vajza më tha do flas vetëm unë, iu lut! I tha do kthehesh për ne? I tha jo. E pyeti je martuar? Tha jo. Vajza i dërgoi fotografitë duke u puthur me italianin. Ajo i tha i ka modifikuar babai. Nga ai moment dhe sot nuk ka telefonuar më. Vajza nuk do të flasë me të. Unë jam sjellë shumë mirë me gruan time. Nuk e kam keqtrajtuar kurrë. E kam respektuar. Fëmijëve nuk iu kam kërkuar ta urrejnë nënën e tyre”, tregoi babai i dy fëmijëve.
Në emision ka ardhur edhe zëri i ish-gruas së tij. Ajo akuzoi ish-bashkëshortin për një jetë me vuajtje që u bë e padurueshme duke e detyruar të largohej. Gruaja mohoi fotot me burrin e ri në Itali dhe tha se janë foto interneti.
Ballafaqimi ‘live’
Ish-gruaja: Probleme ka pasur që në momentin që kur kam qenë me atë zotëri dhe kam dëshmitarë të gjithë të afërmit. U detyrova t’i kërkoja disa herë divorcin. Më pas, gjatë kohës që fillova të punoja në Itali filluan të njëjtat gjëra. Ai njeri është me precedentë penal. Nuk kisha rrugë tjetër për t’u shkëputur nga ai person. Njëherë e fala për hir të prindërve, njëherë për fëmijët. Unë jam e re dhe u bë jeta e padurueshme.
Ish-bashkëshorti: Ti braktise fëmijët. Ku je sot?
Ish-gruaja: Ti zotëri, nuk ishe në gjendje të bëje rolin e burrit dhe të babait.
Burri: Ti për interes ke qenë gjithmonë. Sa vjet ke punuar? Me ke marrë 12 milionë lekë. Nuk ke punuar kurrë.
Ish-gruaja: Ai luante kazino, shkonte me të tjera. Më dhunonte. Më linte vetëm, pa bukë dhe pa asgjë. Po të mos kisha prindërit s’do isha gjallë. Kam punuar edhe kur isha shtatzënë. Ti nuk më lije asnjë lekë. Ti s’dua të më shqetësosh më në jetën time.
Unë ia besova fëmijët, sepse siç unë jam nënë, mendova se ai do t’i mbante fëmijët kundrejt parave që do dërgoja çdo muaj. Sa herë dërgoja lekë ai mi linte fëmijët të flisja më pas nuk më linte. Mi ka ndërprerë komunikimet. Gjykata mi dha mua fëmijët. Kujdestarinë e ushtroj duke paguar detyrimet për fëmijët.
Unë jam nëna e asaj vajze dhe më dhemb shpirti. Mezi po pres të marr letrat dhe t’i marr me vete. Fëmijët i lashë me babain e tyre. Sidoqoftë një baba, fëmija ka nevojë për figurën e tij. Nuk jam e vetmja që bëj këtë jetë larg fëmijët. Ai nuk duhet të kthente fëmijët kundër. Kur ika fëmijët i lashë te prindërit. Te i ati i çuan prindërit sepse nuk kishte shkollë në fshat. Kur ika u mora vesh me zotërinë që keni në studio.
Ish-burri: Me mua nuk je marrë vesh. Jo, jo!
Ish-gruaja: Ai nuk e kërkoi kujdestarinë. Unë mendoja që t’i merrja më përpara fëmijët, pavarësisht se procedurat zgjasin më shumë. Kishte mbaruar çdo gjë mes nesh. Këtë ia kam thënë para gjashtë vitesh. I kërkova të ndaheshim me mirëkuptim.
Shpresoj që procedura e letrave të zgjasë deri në mars. Nëse nuk i marr deri atëherë do kthehem pranë fëmijëve. Unë po mundohem që ta ndërtoj jetën time, sepse jeta vazhdon. Jam me statusin e martuar. Ai njeri më penalizoi 12 vitet më të bukura të jetës time. Fëmijët siç kanë duruar një vit e gjysmë të durojnë dhe gjashtë muaj. Mund të thoni çfarë të doni për mua, nuk më prek.
Ish-burri: Zonja i ka shkruar një mesazh të shtunën: “Çfarë do t’ju dërgoj nëna për vit të ri”? Ajo i thotë: na dërgo lekë për bukë. Të hënën i shkrova: I dërgove gjë fëmijëve që të kthehem, sepse jam në punë. Ajo më çoi diçka të turpshme dhe më tha: ‘nuk kam për detyrë të paguaj qira për ju’. Unë e dua kujdestarinë e fëmijëve.
Ish-gruaja: Mesazhe i dërgoj çdo ditë vajzës. I thashë çfarë do për vit të ri dhe më tha dua lekë për qiranë, sepse babai na ka lënë vetëm. Unë fola me prindërit e mi dhe kanë kërkuar fëmijët, por nuk është përgjigjur askush. I kam dërguar paratë, por meqë nuk hapin telefonin nuk kam si tua jap. I kam çuar në emër të prindërve. Bëni si të jetë më mirë për fëmijët.
Unë nuk i kam lënë asnjëherë fëmijët. Jam nënë. Çupa është e rritur dhe di të kujdeset për vetën e saj. Nga ana ligjore bëni çfarë është më e mira për fëmijët. Jam e gatshme të përgjigjem.
Ish-gruaja: Nuk ka qenë fytyra ime në foto. Kanë qenë foto interneti./BW