“Me një palë gërshërë bëhesh punëtor hashashi”
Punë, punë. Një fjalë e cila endet e pashpresë në rrugicat e një Shqipërie të vogël por me probleme të shumta. Punëtor hashashi, po. Një skenar i gatshëm është në terren e pret një rregjisor të mirë, pasi aktorët janë aty, duke luftuar për bukën e gojës. Në një nga magazinat e shumta të kanabist, aty ku përpunohet gjithcka, aty ku paguesh.
“Një dhomë e përshtatur si minikuzhinë në magazinën e përpunimit të drogës në Rrëshen përdorej për nevojat e punëtorëve që ruanin gjatë natës sasinë e 4.4 tonëve hashash. Siç edhe emri i operacionit policor, shenjat e befasisë duken edhe mbi tryezën e kësaj dhome”,-citon Top Channel.
Mjaftojnë një palë gërshërë për t’u bërë punëtor hashashi. por më e rëndësishmja nuk duhet të njohësh njeriun kryesor që të punëson në kapanone si ai i Rrëshenin.
Policia e Lezhës thotë se sasia e konsiderueshme e kanabisit është grumbulluar javët e fundit duke u blerë nga kultivues droge të zonës.
Prej 31 personave të kapur në godinë, pjesa më e madhe janë banorë të zonës, aty ishin të punësuara edhe 10 gra të tjera
“I rashë derës së magazinës. Më doli një djalë, që nuk e njihja dhe i thashë që kam ardhur për punë. Mora gërshërët dhe fillova punën. Kemi qenë nja 10 gra, të gjitha të lagjes. Kam edhe burrin brenda, punonim bashkë me të”, thotë Marte Ndoj, një nga gratë e punësuara në magazinën e hashahit në Rrëshen.
Suzana Ukaj, e cila u arrestua bashkë me vajzën shtatzënë dhe dhëndrrin, deklaron se aty ishte dita e saj e parë në punë. “Shkova vetëm për copën e bukës se nuk kisha. Duke shkuar gjithnjë tek njerëzit e mi për të marrë nga një qese miell, u bë e padurueshme. Nuk e di për pagesën, por me aq sa folëm me ato gratë e tjera, thanë 20 mijë lek”, rrëfen Suzana.
KOHA JONË SONDAZH

