“Më nxirrni nga burgu, të gjej kurën për Covid-19”/ Shqiptarit i refuzohet kërkesa

Martin Shkrelit i është refuzuar kërkesa për lirim të parakohshëm nga burgu, në mënyrë që të siguronte një medikament kundër Covid-19. 37-vjeçari pretendon se mundet të krijojë një medikament kundër virusit. Shkreli kishte kërkuar një lirim tremujor gjatë muajit prill, për të mbledhur një ekip, me të cilin do luftonte pandeminë, që deri më tani ka infektuar 4.64 milionë njerëz në mbarë botën.

”Gjykata nuk konstaton se lëshimi i z. Shkreli do të mbrojë publikun edhe pse ai kërkon të shfrytëzojë përvojën e tij me farmaceutikë, për të ndihmuar në zhvillimin e një medikamenti për Covid-19, të cilin do ta sigurojë pa ndonjë kosto”, thuhet në raportin gjyqësor.

Si njeriu apo shqiptari më i urryer në botë, Shkreli më së shumti njihet për rritjen e çmimit të një ilaçi kundër HIV-it me 5,000 përqind por dënimi i tij nuk lidhet vetëm me këtë veprim.

SHKARKO APP