Më pak turistë se në 2024! Në mars bien me 2.7%, shumica erdhën nga Europa Jugore

Pas disa muajve në rritje, duket se marsi nuk ka tërhequr aq shumë turist këtë vit.

Individual apo dhe me grupe të organizuara, ndonëse mbi gjysmë milioni të huaj vizituan vendin në muajin që lamë pas, sipas Institutit të Statistikave ky tregues ra me 2.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Mars 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 80 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 7 %. Por edhe shtetasit nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme kanë shënuar një rritje edhe në këto muaj të parë të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 96 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonëse më pak të huaj kanë ardhur për pushime, në rënie ka qenë edhe numri I atyre që vijnë për qëllime biznesi apo dhe shëndetësore.

Nga ana tjetër shqiptarët nuk i ndalën pushimet apo dhe vizitat jashtë vendit edhe për biznes në muajin mars. 621.777 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 2,9 %, krahasuar me mars 2024.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?