Me pension 5000 euro, të moshuarit italianë që jetojnë në Durrës
Alfio dhe Pinuccia lanë Italinë dhe kanë vendosur që të shijojnë vitet e pensionit në Durrës. ”Rastësisht pamë në Youtube video të Shqipërisë, erdhëm e vizituam dhe na pëlqeu dhe vendosëm të blejmë një shtëpi në Durrës, duke u kthyer në shtëpinë tonë”.
Në Itali nuk ndiheshin të sigurt, pasi janë shtuar emigrantët. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore që morën këtë vendim. ”Ashtu si në çdo vend të botës dhe këtu ka krime, por më pak se në Itali. Në Itali një vajzë nuk ecën dot në rrugë vetëm, sidomos në orët e vona. Ndërsa këtu shohim të reja që lëvizin dhe4 nuk i shqetëson askush”,-tha për ”Euronews Albania”.
Çifti italian marrin pension në Itali. Nëse e krahasojmë në çmimet këtu, për ta çdo gjë është 60% më lirë se në vendin e tyre. ”Unë marr rreth 3600 euro pension në Itali, pa përfshirë taksat. Ndërsa unë marrë rreth 1500 euro në muaj. Këtu vetëm me pensionin tim mund të bëjmë një jetesë shumë të mirë, pasi më këtë shumë çdo gjë është më e lirë”.
Alfio dhe Pinuccia, nuk janë italianet e vetëm në Durrës. Na tregojnë se kanë shumë miq nga vendi i tyre. Rikthimi në Itali, nuk është pjesë e planeve.
KOHA JONË SONDAZH

